RICIKLIMI

 Riciklimi është procesi i ripërpunimit të mbeturinave. Kohët e fundit ky proces ka një zhvillim të gjerë në shumë fusha industriale: të hekurit, drurit, plastikës, të qelqit (për të përmendur këtu më të rëndësishmet). Për të bërë sa më të thjeshtë këtë proces dhe ripërfitimin e materialeve të riciklueshme është vënë në funksion grumbullimi i diferencuar i mbeturinave në kontenitoret përkatës: letër, qelq, plastikë apo mbetjet e njoma (që janë mbetjet ushqimore). Riciklimi i mbeturinave ndihmon planetin tonë. Grumbullimi i mbeturinave sjell një mjedis më të pastër për ne e fëmijët tanë.


Comments